Kundërshtari i Shqipërisë përjashton tre futbollistë para ndeshjes së rëndësishme

Republika Çeke do të luajë nesër ndeshjen shumë të rëndësishme për kualifikim në Kampionatin Evropian ndaj Moldavisë.
Çekisë i mjafton edhe barazimi, ndërsa Moldavisë vetëm fitorja.
Por, atmosfera përpara “finales” me Moldavinë nuk është më e mira në kampin e skuadrës së Jaroslav Silhavy.
Trajneri ka larguar nga grumbullimi tre futbollistë për shkak të thyerjes së rregullave të brendshme të kombëtares çeke.
Ata janë Jakub Brabec, Vladimir Coufal dhe Jan Kuchta, të cilët kanë braktisur menjëherë skuadrën pas vendimit të stafit teknik.