Skuadra egjiptiane fiton ndeshjen për vendin e tretë në Kupën e Botës për klube

Al Ahly ka zënë vendin e tretë në Kupën e Botës për klube.
Skuadra egjiptiane në ndeshjen për vendin e tretë mposhti skuadrën nga Japonia, Urawa, me rezultat 4-2, shkruan IndeksOnline.
Ndeshja u zhvillua në ”Prince Abdullah al-Faisal Stadium” në Jeddah të Arabisë, aty ku po zhvillohet ky turne.
Al Ahly ishte dominuese që nga fillimi i ndeshjes, ku shkoi në pushim me epërsi 2-1.
Yasser Ibrahim hapi serinë e golave në minutën e 19-të, ndërsa gjashtë minuta më vonë, Percay Tau dyfishoi rezultatin.
Jose Kante ngushtoi epërsinë në minutën e 43-të.
Urawa arriti ta barazonte rezultatin në pjesën e dytë, ku në minutën e 54-të, Alexander Scholz, u tregua i skat nga penalltia.
Gjashtë minuta më vonë një autogol nga Yoshio Koizumi riktheu epërsinë e Al Ahlyt, ndërsa Ali Maaloul vendosi fitoren me një supergol nga goditaj e dënimit në minutën 90+8.
Nga ora 19:00 zhvillohet finalja e Kupës së Botës për klube, ku Kampioni i Evropës, manchester City do të përballet me skuadrën braziliane, Fluminense, e cila ishte fituese e Copa :ibertadores./IndeksOnline/