KPM-ja shpall konkursin për kryeshef ekzekutiv

Komisioni i Pavarur i Mediave ka vendosur për shpallej e konkursit për pozitën e kryeshefit ekzekutiv të KPM-së, në një mbledhje të mbajtur të premten.
Kryetari i Komisionit, Jeton Mehmeti, ka thënë se procesi do të jetë i hapur dhe transparent.
“Kemi arritur ta sigurojmë edhe mbështetjen e Ambasadës Britanike me ekspertë, në procesin e rekrutimit për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv”, ka thënë ai.
Mehmeti ka prezantuar edhe një përmbledhje të punës dhe aktiviteteve kryesore të KPM-së gjatë periudhës një vjeçare, me të dhënat për mbledhjet e Komisionit, vendimet e licencimit, vendimet ligjore, punën në amandamentimin e kornizës së akteve nënligjore ku janë miratuar katër rregullore, mbledhjen e borxheve të tarifës vjetor të licencës, rritjen e transparencës përfshirë transparencën mbi pronësinë e mediave me miratimin e rregullores për këtë çështje dhe hartimin e databazës së re të regjistrit të pronësisë së mediave si dhe trajtimin e një sërë kërkesash për qasje në dokumente publike.