Roma fiton me përmbysje, kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë

Roma ka arritur të kaloj në çerekfinale të Kupës së Italisë.
Skuadra e Mourinhos shënoi fitore ndaj Cremoneses, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Mysafirët e mbyllën pjesën e parë me epërsi 1-0, me golin e shënuar nga Frenk Tsadjout në minutën e 37-të.
Por në 15 minutat e fundit Roma arriti ta përmbys rezultatin dhe të kaloj tutje.
Romelu Lukaku barazoi shifrat në minutën e 77-të, ndërsa tetë minuta më vonë, Dybala u tregua i sakt nga penalltia dhe vulosi fitoren e kuqeverdheve.
Në çerekfinale Roma do të ketë punë me rivalin lokal, Lazion./IndeksOnline/