Versioni i Policisë së Kosovës për vdekjen e gruas në QKUK
Policia e Kosovës ka pranuar informatën se rreth orës 14 nga objekti i Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës një grua, B.S 1986 ka ndërruar jetë.
Rastin për “Indeksonline” e ka treguar zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo thotë se viktima është dërguar në emergjencë për tretman mjekësorë pastaj ka ndërruar jetë.
Sipas policisë, rasti me urdhër të prokurorit është hapur si vdekje e dyshimt dhe me të po merret njësiti i hetimeve./Indeksonline/