75 Mall Live Search
07:49 / E Mërkurë, 17 Janar 2024 / Gj. Sh

Bashkëlojtarët e Muriqit shënojnë në sekondat e fundit dhe kualifikohen në çerekfinale

Skuadra e Mallorcas ka shënuar një fitore të madhe si mysafir i Tenerifes me rezultatin minimal 0 me 1.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi kanadez, Cyle Larin, shkruan Indeksonline

28-vjeçari realizoi një gol në sekondat e fundit të vazhdimeve për t’ia dhënë fitoren e madhe klubit ku luan edhe lojtari kosovar, Vedat Muriqi.

Me këtë fitore, Mallorca kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Spanjës./Indeksonline/