75 Mall Live Search
10:17 / E Mërkurë, 24 Janar 2024 / Gj. Sh

Dikur e kërkonte Chelsea, sot Arbër Zeneli afër rikthimit në Suedi

Arbër Zeneli, futbollisti i Kombëtares së Kosovës momentalisht është pa skuadër, pas largimit nga Adana Demirspor.

Zeneli i dha fund aventurës në Turqi edhe pse kishte kontratë edhe për dy vite me klubin e Demirspor, shkruan Indeksonline

Siç raporton “Sportbladet” 28-vjeçari është afër marrëveshjes me ish-klubin e tij të dikurshëm nga Suedia, IF Elfsborg.

Te ekipi suedez, Zeneli u rrit si futbollist. Ai ishte larguar nga kjo skuadër në vitin 2016, duke u transferuar në Heerenveen të Holandës për 1 milion euro.

Një lëvizje e tillë e Zenelit do i bënte dëm karrierës së tij si futbollist, duke e ditur se sa ka vlerë liga e Suedisë.

Kujtojmë që gjatë vitit 2019, Arbër Zenelin e kërkonte dhe Chelsea dhe ishte afër transferimit për pesë milionë euro./Indeksonline/