Ja kur hidhet shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Spanjës

Janë mësuar katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Spanjës për sezonin 2023/24.
Atletiko Madrid është skuadra e fundit që ka prekur gjysmëfinalen, pasi sonte mposhti Sevillan me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.
Tre skuadrat e tjera gjysmëfinaliste janë Atletiko Bilbao, Real Sociedad dhe Mallorca.
Shorti gjysmëfinal i Kupës së Mbretit do të hidhet të premten më 26 janar në orën 13:00.
Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen në formatin vajtje-ardhje dhe do të zhvillohen në muajin shkurt./IndeksOnline/
