U lëndua ndaj Bilbaos, përfundon sezoni për Balden

Ka përfunduar para kohe sezoni për futbollisin e Barcelonës, Alejandro Balde.
Mbrojtësi spanjoll u lëndua gjatë ndeshjes kundër Atletiko Bilbaos në Kupën e Spnajës, ku u detyrua të largohet nga fusha, shkruan IndeksOnline.
Pas analizave të bëra, është konfirmuar se 20-vjeçari ka një dëmtim në tendinën e këmbës së djathtë, dhe rikuperimi i tij do të zgjasë për disa muaj.
Balde në ditët e ardhshme do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale nga doktori Lasse Lempainen, nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor të Klubit, në Turku të Finlandës./IndeksOnline/