75 Mall Live Search
13:09 / E Hënë, 29 Janar 2024 / L K

Vjen zyrtarizimi nga Tirana, Albi Doka transferohet te Ujpest

Tashmë gjithçka është zyrtare. Albi Doka nuk do të jetë më lojtar i Tiranës për pjesën e dytë të sezonit.

Mbrojtësi është trasnferuar në Hungari dhe do të vazhdojë karrierën te skuadra e Ujpest FC. Bardheblutë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale kanë zyrtarizuar largimin e 26-vjeçarit, ndërsa i urojnë suksese në karrierën e tij.

Kujtojmë se Doka u rikthye në kryeqytet në merkaton e verës, teksa me Tiranën ia doli të luante në 21 ndeshje mes kampionatit dhe Conference League. Ndërkohë ia doli të shënonte 1 gol dhe të dhuronte edhe 2 asiste.

“Faleminderit Albi Doka!

KF Tirana njofton transferimin e mbrojtësit Albi Doka në klubin hungarez të Ujpest FC.

Mbrojtësi 26-vjeçar u bashkua me klubin tonë në merkaton e verës nga klubi i Honved, teksa edhe në të shkuarën, ai ka mbajtur veshur fanellën bardh’ e blu, duke fituar titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë.

Klubi i Tiranës falënderon Dokën për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në aventurën e re!”, ka shkruar klubi kryeqytetas.