Haxhaj i Niklit transferohet në Gjermani, te FC Kosova München

Futbollisti me përvojë në futbollin e Kosovës, Adnan Haxhaj e ka braktisur futbollin e Kosovës për t’u transferuar në Gjermani, përkatësisht të skuadra e FC Kosova Munchen.
Këta të fundit e kanë vlerësuar Haxhajn si një nga transferet më bombastike në skuadër.
Haxhaj së fundi ishte pjesë e Ferronikelit 74.
Njoftimi i plotë:
Adnan Haxhaj nga Ferronikeli vjen te Kosova Munchen duke u bërë një nga transferet më bombastike në skuadër.
Karriera e Haxhaj është shumë e pasur
Ka luajtur me skuadra si Trepca, Prishtina, Vllaznia Shkodër, Liria, Drenica, KF Vllaznimi, Ferizaj e Besa Pejë.
Haxhaj ka fituar titullin kampion me Prishtinën dy herë, kupen dhe superkupen me Vllaznia Shkodër si dhe ka ndihmuar të ngjitet në Superligë Besen e Pejes, Ferizajin dhe Ferroniklin.