75 Mall Live Search
09:37 / E Mërkurë, 31 Janar 2024 / Gj. Sh

Marash Kumbulla huazohet te skuadra tjetër nga Serie A, bëhet bashkë me Nedim Bajramin

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla është afër huazimit te skuadra e re në Serie A.

Mediat në Itali tashmë e bëjnë të ditur se mbrojtësi shqiptar do t’i bashkohet Nedim Bajramit te skuadra e Sassuolos në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni, shkruan Indeksonline

No photo description available.

Kumbulla para disa jave është rikthyer nga lëndimi që e kishte pësuar muaj më parë dhe është i gatshëm t’i tregoj vlerat e tij te skuadra e re.

23-vjeçari këtë huazim e ka bërë edhe për arsye të Kombëtares së Shqipërisë. Ai dëshiron të ketë më shumë minuta në pjesën e dytë të sezonit në Serie A, në mënyrë që Sylvinho ta marr me vete në ndeshjet e Euro 2024.

Kumbulla ishte transferuar te Roma nga Hellas Verona gjatë vitit 2021 për 26 milionë euro./Indeksonline/