Niang rikthehet në Itali, shok skuadre me tre futbollistë shqiptar

Empoli bën një goditje të rëndësishme dy ditë para mbylljes së afatit kalimtar të transferimeve të janarit.
Klubi toskan mbylli merkaton me blerjen e Mbaye Niang, i ardhur nga Adama Demirspor. Ish-lojtari i Milanit ka nënshkruar deri në qershor 2024, me mundësinë e rinovimit në rast se plotësohen disa kritere.
Lojtari i lindur në vitin 1994 kthehet në Itali pas përvojës në Torino që daton në sezonin 2017-18.
Pas Alberto Cerrit, Davide Nicola ka një forcë më shumë në dispozicion për fazën sulmuese. Niang i bashkohet Empolit të tre kuqezinjve (Berisha, Ismajli dhe Shpendi) për të ndihmuar me përvojën e tij, me synim sigurimin e mbijetesës.
Afrimi i Niang kompleton sulmin e Empolit. Trajneri Nicola do të ketë mundësi zgjedhjeje sa i përket arsenalin e tij sulmues.
Trajneri e bazoi lojën e tij në rreshtimin 3-5-2, që synonte të shfrytëzonte kundërsulmet në fushë të hapur, një sistem që përshtatet me cilësitë e ish-sulmuesit të Milanit: i shpejtë dhe me një hap të gjatë.
Senegalezi shprehet mirë si një anësor i një “tredhëmbëshi”, por edhe si sulmues i dytë. Një tjetër “shigjetë” në dispozicion të Empolit.