Crouch tregoi aftësitë e tij para ndeshjes Everton-Tottenham

Legjenda e futbollit, Peter Crouch ka qenë i ftuar në emisionin TNT Sport para ndeshjes mes Evertonit dhe Tottenham Hotspur në Premier League.
Crouch ishte duke folur “live”, kur topi iu afrua atij dhe ai e shqelmoi drejt portierit të Evertonit, shkruan Indeksonline
Sigurisht që gjesti i tij u duartrokit nga tifozët që ishin të pranishëm në stadiumin “Goodison Park”.
Ndeshja mes Evertonit dhe Tottenhamit e vlefshme për javën e 23-të në Premier League u mbyll me rezultatin e barabartë 2-2./Indeksonline/