75 Mall Live Search
16:44 / E Shtunë, 03 Shkurt 2024 / G T

Çmenduri në Kinë, mbi 40 mijë tifozë të pranishëm vetëm në stërvitjen e Lionel Messit dhe Inter Miamit

Skuadra e Inter Miamit gjatë këtyre ditëve ka udhëtuar në Kinë për një ndeshje miqësore ndaj Hong Kong Xl.

Sot skuadra amerikane ka mbajtur stërvitje dhe është befasuar nga tifozët kinez, shkruan Indeksonline

Mbi 40 mijë tifozë u paraqiten në stadium vetëm për t’i parë stërvitjet e yjeve të Inter Miami, përfshi këtu Lionel Messin, Luis Suarezin, Sergio Busquets dhe lojtarëve tjerë.

Kujtojmë që ndeshja mes Hong Kong Xl dhe Inter Miamit zhvillihet nesër nga ora 9:00 (lokale)./Indeksonline/