Stivi Frashëri rikthehet në Superligë, mësohet skuadra e tij e re

Stivi Frashëri pritet të rikthehet në fushat e blerta pas gjashtë muajve pauzë. Portieri shqiptar u larguar në verë nga Ballkani dhe më pas gjeti marrëveshje me skuadrën nga Liga e Parë e Arabisë Saudite, Jeddah.
Sot në emisionin “Kampionët”, Valon Osmani e zbuloi se portieri ka arritur marrëveshje me Lirinë e Prizrenit, shkruan Indeksonline
Frashëri do t’i ndihmojë skuadrës së Lirisë për luftë mbijetese.
Kujtojmë që 33-vjeçari e njeh mjaftë mirë Superligën e Kosovës pasi dy herë është shpallur kampion me skuadrën e Ballkanit./Indeksonline/