Vdes portieri legjendar i Real Madridit

Is-portieri legjendar i Real Madridit, Miguel Ángel González Suarez, ka vdekur sot në moshën 76-vjeçare.
Ai mbrojti portën e klubit mbretëror në vitet 70 dhe 80, shkruan IndeksOnline.
“El Gato”, siç njihej ai, vuante nga ALS (Skleroza Laterale Amiotrofike).

Miguel Angel ishte pjesë e Real Madridit për 18 sezone në të cilat luajti 346 ndeshje.
Ai fitoi 18 tituj, plus një Trofe Zamora në 1976./IndeksOnline/