75 Mall Live Search
15:55 / E Enjte, 08 Shkurt 2024 / G T

Drogba me tifozë, mezi priti përfundimin e ndeshjes dhe kualifikimin e Bregut të Fildisht

Kombëtarja e Bregut të Fildisht është kualifikuar në finalen e madhe të Kupës së Afrikës.

Bregu i Fildisht mposhti minimalisht 1:0 DR Congon me golin e shënuar nga Sebastien Haller, shkruan Indeksonline

Didier Drogba, legjenda e Chelseat dhe futbollit afrikan ishte i pranishëm në stadium për ta shikuar ndeshjen.

Ai ishte tejet i emocionuar dhe mezi priste përfundimin e ndeshjes për të festuar.

Kujtojmë që finalja e madhe zhvillohet të dielën mes Bregut të Fildisht dhe Nigerisë./Indeksonline/