FFK-ja delegon gjyqtarët për javën e 19-të të Superligës së Kosovës
Në fundjavë nis sezoni pranveror në futbollin Kosovar.
Të shtunen dhe të dilen zhvillohen ndeshjet e javës së 19-të të Superligës, shkruan IndeksOnline.
Sot në zyrat e FFK-së janë deleguar edhe gjyqtarët për këto ndeshje.
Derbi i kësaj jave zhvillohet në qytetin e Gjilanit, ku Drita do të jetë nikoqire e Llapit, ndeshje kjo e cila zhvillohet të shtunën, më fillim nga ora 13:00.
Drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndaj gjyqtari Visar Kastrati.
Kampioni në fuqi dhe lideri aktual, Ballkani do të luaj si mysafire e Lirisë.
Ndeshja zhvillohet ditën e diel dhe do të gjykohet nga Mervan Bejtullahu.
Më posht i gjeni gjyqtarët e të gjitha ndeshjeve të xhiros së 19-të të Superligës së Kosovës./IndeksOnline/


