Sot mbyllet java e 21-të e Superligës së basketbollit

Sot përfundon java e 21-të e Superligës së Basketollit kosovar.
Në program për ditë e sotme është vetëm një ndeshje, ajo mes Vëllaznimit dhe Sigal Prishtinës, shkruan IndeksOnline.
Kuqezinjtë ndodhen në vendin e pestë me nëntë fitore e 11 humbje, derisa bardhekaltrit në vendin e tretë me 13 fitore e shtatë humbje.
Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 17:00./IndeksOnline/