75 Mall Live Search
18:11 / E Martë, 13 Shkurt 2024 / k.v

Shqipëria mëson orarin për ndeshjen me Suedinë

Është konfirmuar tashmë ora e ndeshjes miqësore Suedi – Shqipëri, që do të luhet më 25 mars në transfertën e Stokhomit.

Sipas marrëveshjes mes dy federatave ky takim do të luhet në stadiumin “në stadiumin “Friends Arena”, në Stokholm duke nisur nga ora 19:00.

Kjo është ndeshja e gjashtë në histori mes këtyre dy përfaqësueseve, ndër të cilat katër sfida kanë qenë të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror, ndërsa dy të tjerat ndeshje miqësore.