Punë e kryer, ja kush do të jetë trajneri i ri i Kosovës

Tashmë është punë e kryer, Franco Foda do të jetë trajner i ri i Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari kosovar, Arlind Sadiku, shkruan IndeksOnline.
Tekniku gjerman do të filloj punën që nga muaji i ardhshëm në ndeshjen miqësore ndaj Armenisë.
57-vjeçari është pa punë që nga shtatori i vitit 2022, kur u largua nga skuadra e Zurichut.
Kosova ka mbetur pa trajner që nga fundi i muajit nëntor, pas shkarkimit të Primoz Glihas./IndeksOnline/