75 Mall Live Search
16:54 / E Premte, 16 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Dështoi në Kupën e Azisë, shkarkohet Jurgen Klinsmann

Jurgen Klinsmann është shkarkuar nga pozita e selektorit të Koresë së Jugut.

Shkarkimi i tij vjen pas dështimit në Kupën e Azisë, pasi cilësohej si skuadra për ta fituar turneun, shkruan IndeksOnline.

Korea e Jugut arriti deri në gjysmëfinele, ku u eliminua nga kombëtarja e Jordanisë.

Me anë të një komunikate zyrtare, KFA (Federata e Futbollit të Koresë së Jugut) bën të ditur se gjermanit i mungonin aftësitë si lider. Ndërkohë që puna e tij nuk solli produktin që pritej.

“Kemi vendosur të ndryshojmë trajnerin e ekipit kombëtar pas një vlerësimi të kujdesshëm që kemi bërë’.

Klinsmann nuk arriti të shfaqte aftësitë menaxhuese dhe lidershipin që pritej nga një trajner i ekipit kombëtar.

Qëndrimi dhe konkurrueshmëria e tij si trajner nuk i përmbushën pritshmëritë tona. Kështu që vendosëm të ndryshojmë përpara eliminatoreve të Botërorit 2026”. deklaroi Chung Mong-gyu, presidenti i federatës së futbollit të Koresë së Jugut./IndeksOnline/