Policia jep detaje për aksidentin ku u përfshinë tri vetura (Foto)
(I plotësuar) – Nga aksidenti që ka ndodhur në orët e mëngjesit të sotëm ka mbetur i lënduar një person. Kështu ka konfirmuar për “Indeksonline” zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.
Ai ka bërë me dije se në aksident janë përfshirë tri vetura.
“Aksident me lëndime në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor fshati Pestovë, një i lënduar, tri vetura të përfshira. Aksidenti raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 9”, ka thënë ai./Indeksonline/
…………………………………………………………………………………………………………………………
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë (Foto)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur ditën e sotme në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.
Sipas pamjeve që i janë dërguar redaksisë së “Indeksonline”, shihet që dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe kanë pësuar dëme të mëdha.
Ambulanca ka qëndruar në vendin e ngjarjes.