13:40 / E Diele, 07 Janar 2018 / indeksADMonline

Time Kadriaj-Donika Kadajt: Kur e han piten, tepsija mbetet

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj i ka reaguar tash deputetes së Vetëendosjes, Donika Kadajt, e cila ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj.
Kadaj në një reagim të saj ka thënë se Haradinaj duhet të dorëhiqet nëse i refuzohet viza për në SHBA, transmeton Indeksonline.

Me këtë rast, Kadriaj ka deklaruar se ishte pikërisht Ramush Haradinaj dhe AAK-ja ajo që e solli Donikën ku është sot.

“Kur e han piten, tepsija mbetet”, ka shkruar ndër tjera Kadriaj.

Ky është komenti i saj i plotë:

Paska fol Donika,

E moj Donik nuk ke faj ti, po faj ka AAK qe te sjelli ktu ku je duke të priveligju në qdo aspekt, e ti sot del e fol pikerisht për at njeri qe ti dha krejt, e sa për temën në fjalë ishe edhe ti kunder kesaj Gjykate, Kryeministri ska bërë gjë tjeter vetem se po i ruan qendimet e ma hershme.

Se kush është pro Amerikes , Ramush Haradinaj ma shumë se kushdo tjeter e ka dëshmu këtë dhe ne do vazhdojmë të besojmë të pa lëkundur në miqësin e përhershme me SHBA-të,

Ishte pikerisht Kryeministri që kërkojë që në tavolinën e Brukselit të jetë pjesë edhe Amerika,

Ishte pikerisht KM qe projektin ma të madh të pas luftës në investime ju jepet pikerisht Kompanive Amerikane.

Donik, kur e han piten, tepsija mbetet.

TK