75 Mall Live Search
09:25 / E Diele, 18 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Loriana Kuka kalon në çerekfinale të Grand Slamit në Baku

Loriana Kuka po vazhdon me paraqitje të mira në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Xhudistja kosovar ka kaluar me sukses në çerekfinale në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Kuka në raundin e dytë e mundi xhudisten nga Guinea, Marie Branser.

Në çerekfinale, Loriana do të përballet me gjermanen, Anna Monta Olek.