Një i vdekur nga shpërthimi në Stokholm të Suedisë
Një 60 vjeçar ka ndërruar jetë në kryeqytetin e Suedisë në Stokholm, pasi ai ka kapur një objekt të paidentifikuar, e cila edhe ka shpërthyer, kanë deklaruar policia.
Nga ky shpërthim i cili sipas policisë nuk ka të bëj me një sulm terrorist, ka mbetur e lënduar një grua 45 vjeçare, transmeton Indeksonline.
Mediat suedeze kanë raportuar se bëhej fjalë për një granatë dore.
Fillimisht u raportuar për dy të lënduar, përderisa i moshuari ka ndërruar jetë pasi ka shkuar në spital. Ndërsa gruaja, vuan nga lëndime të rënda që ka marrë në fytyrë./Indeksonline.