Leverkuseni vazhdon sigurt drejt titullit, Xhaka kontribon me gol në fitoren ndaj Mainz

Bayer Leverkusen ka shënuar fitoren e katërt radhazi në Bundesligën gjermane, dhe mbetet ende pa humbje në 23 ndeshje.
Skuadra e Xavi Alonsos, sonte mposhti në shtëpi Mainzin me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Futbollisti kosovar, Granit Xhaka shënoi një supergol qysh në minutën e 3-të.
Ky ishte goli i parë për Xhakën me fanellën e Leverkusenit, prej transferimit në verën e kaluar.
Pesë minuta më vonë, Mainz barazoi shifrat me golin e Dominik Kohr.
Fitoren Leverkusenit ia siguroi Robert Andrich, i cili shënoi për rezutatin 2-1, në minutën e 68-të.
Bayer Leverkusen vazhdon të jetë lider i Bundesligës me 61 pikë, 11 më shumë se Bayern Munich.
Në anen tjetër, Mainz renditet në vendin e 17-të me vetëm 15 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/