Liverpooli feston në dhomat e zhveshjes me këngën e çikës kosovare

Skuadra e Liverpoolit u shpall kampion i Carabao Cup, pasi mposhti Chelsean në finale me rezultatin minimal 1:0.
Në dhomat e zhveshjes, “The Reds” festuan titullin me këngën e kosovares, Dua Lipa (One Kiss), shkruan Indeksonline
Kjo këngë e Dua Lipës kishte fituar shumë çmime duke përfshi këtu edhe “Brit Award” si kënga më e mirë e vitit.
Kujtojmë që golin e vetëm në finalen e madhe të zhvilluar në “Wembley” e shënoi mbrojtësi, Virgil Van Dijk./Indeksonline/