75 Mall Live Search
15:11 / E Diele, 03 Mars 2024 / Gj. Sh

Prishtina rikthehet te fitorja, vzhdon kriza e Lirisë

Prishtina i është rikthyer fitoreve në Superligën e Kosovës.

Bardhekaltërit mposhtë si nikoqire skuadrën e Lirisë, me rezultat 3-1, shkruan IndeksOnline.

Ardian Muja i dha epërsinë Prishtinës, në 61-të.

Nëntë minuta më vonë realzoi Kreshnik Uka.

Golin e sigurisë e shënoi Leotrim Kryeziu në minutën e 86-të.

Skuadra prizrenase realizoi golin e nderit me Aldi Gjumsi, në 90+5.

Prishtina renditet në vendin e pestë me 34 pikë, ndërsa Liria është e fundit me 10 pikë./IndeksOnline/