Çfarë prezantimi, Jake Paul dhe Mike Tyson do të rrahën me njëri-tjetrin dhe transmetohet në Netflix
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/03/xxxxxzz.png)
Nuk duket se është shaka, por do kemi një meç mes Jake Paul dhe Mike Tyson.
Faqja e njohur e filmave, Netflix paralajmëroi se më datën 20 korrik do ta ketë “live” meçin mes legjendës së boksit dhe ish-youtuberit, shkruan Indeksonline
Një meç i tillë ishte diskutuar shumë kohë më parë dhe duket se tashmë do të realizohet.
Kujtojmë që Mike Tyson është 57 vjeçar, kurse Jake Paul 27-vjeçar.
Jake Paul ka zhvilluar 10 ndeshje boksi gjatë karrierë së tij, ka shënuar 9 fitore (6 me nokaut) dhe një humbje./Indeksonline/