Probleme te Ferrari, Carlos Sainz i nënshtrohet një operacioni dhe humb garën në Arabi

“Kokëkuqja” ka marrë një lajm jo të mirë gjatë ditës së sotme, pasi piloti i tyre Carlos Sainz është diagnostifikua me apendicit dhe pritet t’I nënshtrohet një operacioni.
Sainz ka ndjer disa dhimbje të shtuara në stomak dhe pas kontrollimit tek mjekët e ekipit është konstatuar se ka probleme me apendicit, shkruan Indeksonline
Siç raporton faqja zyrtare e Ferrarit, Sainz do t’i nënshtrohet një operacioni, i cili nuk është shumë i rrezikshëm.
Vendin e pilotit Sainz për garën e nesërme në Arabinë Saudite do e zë Oliver Bearman./Indeksonline/
