75 Mall Live Search
13:44 / E Hënë, 08 Janar 2018 / indeksADMonline

Gjyshi nervozohet që nuk merr vesh nga pajisja teknologjike (Video)

Andrew Weir nga Carluke e Skocisë ka bërtitur prej nervoze, pasi Amazon Echo nuk ia kuptonte porosinë, shkaku i theksit të rëndë skocez.

Familjarët nuk ndalonin së qeshuri, pasi ai kërkonte këngën e preferuar, ndërsa pajisja i ofroi listën për shitjen e bizeleve, transmeton Telegrafi.

“Nuk shaj kaq shumë, por më nervozoi së tepërmi dhe më dukej vetja sikur të isha i marrë” ka thënë Weir.

Më poshtë mund të shihni reagimet e gjyshit, teksa e falënderon shërbimin që të jetë sa më i sjellshëm, në përpjekje që t’i kryhet porosia.