Varroset gjyshi i sulmuesit të Kosovës, që shkëlqeu mbrëmë në ”Fadil Vokrri”
Gjyshi i anësorit të Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zenelit, është varrosur sot në varrezat e Shipolit në Mitrovicë, një ditë pasi ndërroi jetë disa orë para ndeshjes më të rëndësishme të nipit dhe vendit të tij në futboll.
Gjyshi i Zenelit kishte vdekur dje rreth orës 15:00, por futbollistit nuk i kishin treguar për këtë para ndeshjes.