Coutinho prezantohet te Barcelona (Foto)
Philippe Coutinho edhe zyrtarisht është futbollist i Barcelonës, shkruan indeksonline.
Braziliani ka nënshkruar kontratën në zyret e klubit katalanas dhe më pas është prezantuar në Camp Nou.
Coutinho u transferua në Barcelonë pas katër sezon e gjysmë te Liverpooli, ku në 153 ndeshje shënoi 41 gola.
Paga e futbollistit ende nuk është bërë e ditur ndërsa vlera e transferimit mendohet të jetë rreth 160 milionë euro. /IndeksOnline/