75 Mall Live Search
14:42 / E Martë, 12 Mars 2024 / mp

Agim Ademi viziton punimet në stadiumin Rexhep Rexhepi në Drenas

Kryetari i FFK-së Agim Ademi, ka vizituar punimet në stadiumin Rexhep Rexhepi në Drenas ku po punohet intenzivisht për kategorizim nga UEFA.

Ademi, më tutje ka falënderuar kryetarin e Drenasit Ramiz Lladrovci për përkushtimin e tij për sportin, e veçanarisht për futbollin me rregullimin e një stadiumi të tillë.

Ai më tutje në një postim për Facebook, ka uruar që stadiumi të jetë i gatshëm për në korrik të këtij viti dhe për të organizuar ndeshjen ndërkombëtare, ku ceku edhe stadiumin Zahir Pajaziti si alternativë./IndeksOnline/