75 Mall Live Search
09:42 / E Mërkurë, 13 Mars 2024 / G T

Eliminimi i Napolit kualifikon Juventusin në Kupën e Botës për Klube

Skuadra e Napolit u eliminua mbrëmë nga UEFA Champions League pasi u mposht nga Barcelona me rezultatin 3:1 në “Luis Companys”.

Për shkak të eliminimit të klubit italian, Juventusi ka siguruar kualifikimin në Kupën Botës për Klube për vitin 2025, që do të jetë një format krejt ndryshe, shkruan Indeksonline

Tani kanë mbetur edhe dy vende të lira nga skuadrat në Europë, përfshi këtu një klub spanjoll dhe fituesin në fund të Ligës së Kampionëve.

FIFA Ëorld Club Cup do të zhvillohet në vitin e ardhshëm 2025 nga data 15 qershor deri më 13 korrik./Indeksonline/