75 Mall Live Search
08:17 / E Enjte, 14 Mars 2024 / G T

Dy ndeshje zhvillohen sot në Superligë, Drita kërkon fitore për t’u futur në garë për titull

Sot zhvillohen edhe dy ndeshje tjera të Superligës së Kosovës, të vlefshme për javën e 25-të.

Skuadra e Feronikelit ’74 e pret në stadiumin “Rexhep Rexhepi” ekipin nga Gjilani, Drita, shkruan Indeksonline

Gjyqtar kryesor në këtë takim është Alban Shala, kurse asistentët e tij janë: Fatlum Berisha dhe Pashtrik Burrniku.

Ndeshja tjetër është ajo mes Prishtinës dhe Dukagjinit. Në këtë takim gjyqtar kryesor është Lirim Jashari, me asistent Edmond Zeqiri dhe Bashkim Hyseni.

Të dyja ndeshjet zhvillohen sot nga ora 13:00./Indeksonline/