Skuadra New England kualifikohet tutje, futbollisti shqiptar shënoi supergol

Skuadra e New England Revolution barazoi 1:1 ndaj Alajuelense në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Champions Cup (CONCACAF).
Gol për skuadrën amerikane shënoi sulmuesi shqiptar, Giacomo Vironi, shkruan Indeksonline
Vrioni shënoi një gol tejet të bukur me këmbën e majtë në minutën e 81’të për ta barazuar rezultatin në 1:1.
25-vjeçari në gjashtë ndeshjet e fundit ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 2 asiste për New England Revolution./Indeksonline/