75 Mall Live Search
16:56 / E Diele, 17 Mars 2024 / G T

“Kuqezinjtë” vazhdojnë me fitore në Serie A, forcojnë pozitën e dytë

Skuadra e AC Milan ka vazhduar me fitore në Serie A, edhe në javën e 29-të, pasi mposhti 3:1 Hellas Veronan.

Në pjesën e parë, “Kuqezinjtë” shënuan për epërsinë me anë të Theo Hernandez, shkruan Indeksonline

Në pjesën e dytë, skuadra e Stefano Piolit tregoi se kanë udhëtuar për tri pikë në stadiumin “Marc’Antonio Bentegodi”.

Christian Pulisic dhe Chukwueze ishin realizatorët për dy golat në 45 minutëshin e dytë.

Kurse të vetmin për vendasit e shënoi Noslin në minutën e 64’të.

Me këtë fitore Milan shkon në kuotën e 62 pikëve në pozitën e 2-të, kurse Verona mbetët me 26 pikë në pozitën e 15-të./Indeksonline/