75 Mall Live Search
22:54 / E Martë, 19 Mars 2024 / MSH

Zyrtarët e Benficas vizitojnë FC Ballkanin, së shpejti nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes klubeve

Skuadra e Ballkanit sot ka pasur vizitorë të rëndësishëm.

Zyrtarë të gjigantit evropian kanë vizituar FC Ballkanin. Ata shikuan nga afër punën e ekipit kosovar.

Sipas klubit kosovar, takimi i ardhshëm do bëhet në Lisbonë, ku edhe do të nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit.

Ky është njoftimi i klubit:

Kishim kënaqësinë që në shkollën tonë të futbollit, të kemi për vizitë zyrtarë të gjigantit evropian, skuadrës më të trofeshme portugeze, S.L. Benfica.

Koordinatori global i zgjerimit, Miguel Reis dhe zyrtari i lartë teknik, Davide Gomes, u pritën nga sekretari i Fc Ballkanit, Arben Osmani dhe drejtori i shkollës tonë të futbollit, Driton Mamaj.

Mysafirët shikuan nga afër punën e pandalshme që bëhet në klubin tonë, ku fokus i veçantë i kushtohet padyshim të ardhmës sonë të ndritur, talentëve të gjeneratave të reja.

Ne jemi të nderuar me këtë vizitë dhe me mundësitë e bashkëpunimit që po krijohen nga dita në ditë, me klube të mëdha evropiane.

Takimi i ardhshëm mes zyrtarëve të të dyja klubeve, Ballkanit dhe Benficas, do të realizohet në Lisbonë, ku edhe do të nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi.