75 Mall Live Search
10:16 / E Enjte, 21 Mars 2024 / MSH

Dy persona marrin peng një 14-vjeçar në Tiranë

Dy persona janë arrestuar pasi kanë privuar nga liria një të mitur 14 vjeç.

Sipas policisë, të arrestuarit Çlirim Sina dhe Aleksandër Sina 36 vjeç, kanë marrë me forcë të miturin dhe e kanë mbajtur peng në automjet, shlkruan abcnews.

Shkak për këtë dyshohet se i mituri ka pasur një konflikt me djalin e njërit prej të arrestuarve.

Policia dhe grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.