75 Mall Live Search
09:06 / E Mërkurë, 27 Mars 2024 / G T

Vinicius po viktimizohet, ja çfarë bëri mbrëmë ndaj Spanjës… tallet me të edhe Laporte

Kombëtarja e Spanjës barazoi 3:3 ndaj Brazilit në ndeshjen e dytë miqësore gjatë muajit mars.

Vinicius Junior, futbollisti i Real Madridit vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, shkruan Indeksonline

Ai pati disa raste mbrëmë gjatë ndeshjes, duke u kapur me mbrojtësin, Laporte dhe sulmuesin e Atletico Madrid, Alvaro Morata.

Edhe pse po viktimizohet gjatë gjithë kohës, në pamje shihet se braziliani mund të jetë fajtori kryesor i incidenteve që po ndodhin ndaj tij pothuajse në çdo ndeshje.

Madje për këtë është tallur edhe mbrojtësi i Al Nassr, Laporte – i cili thotë se Vini dëshironte të vallëzonte, kurse ai të luante futboll./Indeksonline/