75 Mall Live Search
08:00 / E Mërkurë, 03 Prill 2024 / G T

Aro Muric sërish “hero” i Burnleyt, bëri një pritje fantastike mbrëmë

Skuadra e Burnleyt ka barazuar ndaj Wolves me rezultatin 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Premier League.

Në portën e ekipit vendas edhe në këtë ndeshje ishte portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muric, shkruan Indeksonline

Muric bëri një pritje fantastike që i ndihmoi skuadrës së tij të merrte një pikë me vlerë mbrëmë.

Kujtojmë që portieri kosovar bëri paraqitje të mirë edhe në ndeshjen e xhiros së kaluar ndaj Chelseat dhe ishte futur në formacionin e javës./Indeksonline/