Ndeshje të ”zjarrta” në Superligë, vazhdon gara për titull

Sot do të zhvillohen tre ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar.
Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 28-të të AlbiMall Superligës së Kosovës, shkruan IndeksOnline.
Llapi e cila javën e kaluar morri kryesimin e tabëls, sot do të ketë një ndeshje të vështirë kundër Dritës.
Skuadra nga Podujeva reditet në vendin e parë me 54 pikë, ndërsa skuadra gjilanase është në pzitën e tretë me 51 pikë të grumbulluara.
Kampioni në fuqi, Ballkani do të jetë nikoqire e Lirisë, e cila me gabimin e Llapit do ta merrte përsëri pozitën e liderit.
Portokallëzinjët kanë 53 pikë dhe renditet në venidn e dytë, derisa skuadra prizrenase është e fundit në tabelë me 10 pikë.
Një ndeshje tjetër interesante është edhe ajo mes Feronikelit ’74 dhe Prishtinës.
Skuadra nga Drenasi po lufton për mbijetesë dhe renditet në vendin e tetë me 29 pikë, kurse bardhekaltërit ndodhen në vendin e pestë me 39 pikë.
Të tri ndeshjet zhvillohen nga ora 15:00./IndeksOnline/