75 Mall Live Search
11:30 / E Diele, 07 Prill 2024 / LB

Qytetarit iu vodh vetura në Pejë, ofron 1000 euro shpërblim për informacion

Të premtën pak para mesnatës një qytetari (emër i njohur për redaksinë) i ështe vjedhur vetura në Pejë.

I pakënaqur me reagimin e institucioneve përgjegjëse, qytetari ka vendosur të ofroj shpërblim për qytetarët që japin informacion për gjetjen e veturës së tij. Vetura e tipit Renault Scenic, ngjyrë e kuqe është vjedhur në një parking rreth orës 23-30 të premtën në Pejë.

Qytetari ka akuzuar policinë për reagim të ngathët duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e veturës.

“Vetura është e vëllaut dhe jam i detyruar të kërkoj bashkëpunim qytetar për shkak të reagimit të ngathët të policisë” ka thënë qytetari të cilit i është vjedhur vetura. Kushdo që ka informacion mund të vihet në kontakt me pronarin përmes redaksisë së Indeksonline.