75 Mall Live Search
15:33 / E Martë, 09 Prill 2024 / k.v

UEFA-ja pranon propozimin e Real Madridit, në Bernabeu do luhet me çatinë e mbyllur

Duket se UEFA-ja ka pranuar propozimin e Real Madridit për të mbyllur çatinë në Santiago Bernabeu për ndeshjen e mbrëmjes ndaj Manchester Cityt.

15-herë Kampionët e Evropës, kanë luajtur me çatinë e mbyllur edhe në ndeshjen e fazës së kaluar ndaj klubit gjerman RB Leipzig.

Kjo kërkesë sipas drejtueseve të Real Madridit, bëhet për shkak që të krijohet një atmosferë e zjarrtë në ndeshje të rëndësishme, shkruan IndeksOnline.

Real Madridi, synon që t’iu hakmerret kampionëve aktual të Evropës pas eliminimit të tyre të turpshëm në fazën e gjysmë-finales sezonin e kaluar me ndeshjen që luhet sonte në ora 21:00./IndeksOnline/