Gërvalla: E ardhmja iu takon atyre që guxojnë

Kryetarja e Guxo, Donika Gërvalla, ka mbledhur anëtarësinë e këtij subjekti politik.
Gërvalla tha se “e ardhmja është e atyre që guxojnë”.
“Nga ky tubim madhështor përçuam mesazhin se jemi gati, optimistë dhe të përgatitur për çdo sfidë”, shkroi ajo në Facebook.
Guxo është në koalicion qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.
Gjatë zgjedhjeve të shkurtit të vitit 2021, garoi brenda listës së partisë së Albin Kurtit.