Messi i pandalshëm, shënon dy gola dhe bën një asist (VIDEO)

Lionel Messi po vazhdon me formë fantastike.
Sulmuesi argjentinas, ka shënuar dy gola për Inter Miamin dhe ka dhuruar një asist në fitoren 3-1 ndaj skuadrës Nashville, shkruan IndeksOnline.
36-vjeçari fillimisht shënoi në minutën e 11-të, duke barazuar rezultatin në 1-1.
Në minutën e 39-të, Messi asistoi për Sergio Busquets.
Messi shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Inter Miamin në minutën e 81-të, dke u treguar i sakt nga penalltia.
Në gjashtë ndeshje të luajtura këtë sezon, Messi ka shënuar 7 gola dhe ka bërë edhe tre asistime.
Inter Miami aktualisht është lidere e tabelës në MLS, me 18 pikë./IndeksOnline/