75 Mall Live Search
23:28 / E Mërkurë, 01 Maj 2024 / G T

Befason UEFA, nuk është Sancho – tjetër futbollist merr çmimin “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Borussia Dortmund shënoi një fitore minimale 1:0 ndaj Paris Saint-Germain në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA si në çdo ndeshje edhe këtë në “Iduna Park” ka dhënë çmimin e “lojtarit të takimit”, shkruan Indeksonline

Edhe pse u mendua se këtë e meritoi sulmuesi anësor anglez, Jadon Sancho – UEFA ia ka dorëzuar bashkëlojtarit të tij, Mats Hummels.

Në fakt edhe mbrojtësi gjerman bëri një paraqitje fantastike – duke e ndalur sulmuesin francez, Kylian Mbappen.

Kurse në anën tjetër, Sancho ishte dribluesi më i mirë në këtë ndeshje, duke u bërë lojtari i parë që bën 11 kalime të sakta në një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve – qëkur Messi e kishte bërë në vitin 2008 ndaj Manchester Unitedit./Indeksonline/